Ministrja Balluku: Qytetarët që janë karantinuar vetëm në dhomë dyshe do marrin lekët mbrapsht

Ministrja Belinda Balluku, ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme për qytetarët e riatdhesuar dhe janë karantinuar vetëm në hotel, në dhomë dyshe.
“Të gjithë qytetarët që kanë qëndruar vetëm në hotel në dhoma dyshe do të marrin mbrapsht lekët”, tha Balluku në emisionin Opinion. E njëjta gjë shtoi ministrja do të vlejë për ata që kanë qëndruar dyshe në dhomë treshe.
Ministrja tha se riatdhesimet do të shtohen duke nisur nga data 11 maj pasi personave që kthehen nuk do t’ju kërkohet më të karantinohen në hotele por në shtëpi.
“Mbas datës 11 nuk do të ketë më karantinim në hoteleri por në shtëpi. Ata që nuk kanë dashur të kthehen sepse do të karantinoheshin në hotel do të kthehen tani” shtoi ministrja Belinda Balluku.