MSH: Shërohen 76% e të prekurve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja të infektuar me Covid-19. Nga 12,500 testime të realizuar janë konfirmuar  pozitivë me COVID-19, 946 qytetarë, ndërsa 76% e të prekurve janë shëruar.

Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare bëhet e ditur se 13 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 janë të gjitha të zbuluara në qytetin e Durrësit.

“Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.

Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat”, bën me dije Dr. Flutura Beqo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT