Mungesa e pushuesve, peshkaqeni bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum (VIDEO)

Një peshkaqen i vogël ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit mëngjesin e së dielës duke tërhequr vëmendjen e shumë kureshtarëve në zonë.
Mungesa e pushuesve në plazhet e jugut të vendit, ka bërë që këto specie t’i afrohen dhe më shumë bregut.
Për peshkaqenin e kapur, peshkatarët thonë se ai nuk është i rrezikshëm dhe se u kap në thellësi 40-50 metra.



