Ngec Reforma Zgjedhore, opozita nuk do të jetë as sot në tryezën e bisedimeve

Opozita e bashkuar duket se as sot nuk do të jetë pjesë e tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Ftesa e datës 20 maj nga ana e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e opozitës jashtë parlamentit.
Opozita e ka bërë të qartë se nuk mund të jetë fasadë në këtë tavolinë dhe refuzimi erdhi fill pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Fundi i muajit maj është lënë si afat për përfundimin e Reformës Zgjedhore.
Në letrën e firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozohej që mbledhja të mbahej të enjten ose të premten, në orën 10:00.