“Një shef komisariati u shkarkua dje për grumbullimet te liqeni”/ Rama: Nëse numrat flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të dalë…

Kryeministri Edi Rama thotë se Tirana do të vazhdojë të jetë zonë e kuqe.
Sipas kryeministrit, gjatë ditës së premte merret vendimi për fundjavën, ndërsa thekson se do të vlerësohen shifrat për periudhën në vijim.
Rama në Opinion: Tirana do të vazhdojë të jetë zonë e kuqe përsëri. Por, brenda kësaj zone lehtësimi është shumë i madh. Nëse numrat do të na flasin siç na folën sot, shikojmë edhe analizat që dalin sonte dhe nesër, do të jetë e fundit. Më 18 maj, orari do të jetë i njëjtë.
Zgjerimi i fazës orare jashtë orës së nevojshme vetvetiu krijon tendencë për të dalë dhe për t’u shoqërizuar. Hapja përbën kërcënim më vete. Nëse orari zgjerohet, atëherë vetvetiu tendenca do të jetë rritja e frekuentimit të bareve dhe restoranteve. Ka shkelje, ka thyerje por është një fenomen në të gjithë botën. Do keni ditët të më gjykoni. Nga unë mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet nuk ma lejojnë.
Dje është shkarkuar shefi i komisariatit të mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Mos u çudisni të mbyllemi prapë. Nëse numrat do të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të dalë në zonë e gjelbër. Vendimi do të merret nesër për fundjavën. Në Greqi nuk kalon dot nga një qark në një qark tjetër.