Pandemia në rajon, të dhëna pozitive në Kosovë, ulen rastet e shtohen të shëruarit

Kosova vijon të raportojë shifra pozitive lidhur me pandeminë e Covid-19.Vetëm 7 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit, ndërsa të shëruarit ishin 22.

Në total Kosova numëron 806 të prekur dhe 22 viktima nga koronavirusi ri. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha përmes një postimit në rrjetet sociale se kjo është e katërta dite me rezultate pozitive. Nuk mund te thuhet e njëjta gjë për Maqedoninë e Veriut, e cila raporton thuajse çdo ditë jetë të humbura.

4 viktima të tjera u shënuan në 24 orë, duke e çuar totalin në 77 vdekje dhe mbi 1400 të infektuar. Në Serbi rastet me COVID-19 janë mbi 9 mijë ndërsa viktimat 179.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT