Për herë të parë Shqipëria me vetëm 1 rast të ri me Covid, mjeku: Jemi të kënaqur me situatën e pandemisë

Mjëku dhe deputeti i grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, pasi ditën e sotme është shënuar shifra më e ulët me vetëm 1 rast të ri të prekur me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Stojku vlerësoi se masat e ndërmarra nga qeveria ishin të duhurat dhe sipas tij shifrat e suksesit në pandemi tregohen nga vdekshmëria që ajo shkakton në një vend.
“Qeveria mori masat e duhura të cilat ishin vërtetë të nevojshme si në aspektin shëndetësor, po ashtu dhe në aspektet e tjera. Distancimet, ndalimet e takimeve publike, ndalimet e aktiviteteve sportive, të gjitha këto ishin rreziku më i madh i kontaminimit të popullatës.
Jemi të kënaqur me situatën e pandemisë në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës. Indikatori kryesor në një pandemi është numri i vdekjeve që në Shqipëri është shumë i vogël”, u shpreh Stojku ndër të tjera ndërsa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita Jonë” në A2.