Periudha post Covid-19/ Autobusët do rrisin çmimin e biletave me 30 për qind nëse…!

Rreth 15 milionë euro humbje parashikohet të ketë sektori i transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas vetëm nga periudha e bllokimit të aktivitetit që prej 12 marsit.
Kryetar i kësaj shoqate, Eneo Sulejmanaj thotë se kjo është humbja më e madhe në këtë sektor. “Në këto dy muaj që ka qenë i mbyllur shërbimi dhe me përllogaritjet tona humbjet janë 15 milionë euro” 0 thotë ai.
Për daljen nga kjo situatë ai shprehet se ka paraqitur dy propozime për rimëkëmbjen. “Kemi propozuar që të ulet akciza e naftës, pra blerja e naftës pa akcizë për transportin urban, që të mos impaktohet drejtëpërdrejtë në rritjen e cmimit të biletave.
Nëse qeveria nuk e merr parasysh, zgjidhja do të jetë rritja e çmimit të biletave në masën 30 për qind. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 10 për qind e punonjësve, ndërsa të tjerë nuk e kanë përfituar atë” shpjegon kryetari i shoqatës.
Në këtë sektor janë të punësuar 15 mijë njerëz ku 5 mijë prej tyre rrezikojnë të humbin vendin e punës. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit në mënyrë që të mos shkojnë drejt falimentimit.