Përpjekje për tu shfaqur si I “pari i drejtësisë”

Mero Baze
Beteja e Ilir Metës me Adrian Dvoranin nuk është një debat ku ka vlerë procedura, por mesazhi politik që Ilir Meta kërkon të jap, si I “pari” I drejtësisë. Adrian Dvorani si kryesues I KED (Këshilli I Emërimeve në Drejtësi), e ka të lidhur mandatin me faktin që është ende në detyrë, si anëtar I Gjykatës së Lart. Afati I mandatit të tij, si anëtar I Gjykatës ka përfunduar, por ai nuk është zëvendësuar ende. Për këtë arsye ai është ende kryetar I KED.
Ai deomos që do të largohet këtë vit, pasi procesi I plotësimit të Gjykatës së Lartë po ecën shpejt. Dhe Ilir Meta e di këtë.
Këmbngulja e tij për të hequr Dvoranin këtë javë, pasi pati një pranverë politike me qeverinë, gjatë periudhës së pandemisë, është në të vërtet një përpjekje e tij për fituar autoritet mbi instituciuonet e drejtësisë, KED, dhe KLGJ (Këshillin e Lartë Gjyqësor), dhe për të demonstruar se ka një shumicë pro tij, brenda këtyre institucioneve.
Asgjë më shumë nuk I hyn në punë zëvendësimi I Dvoranit këtë javë, apo pas disa muajsh.
Të gjitha interpretimet e tjera dhe ato krahasimet që bëjnë me vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese, janë pa vlerë, pasi nuk janë të ngjashme.
Kur bëhen plotësime në Gjykatë Kushtetuese, sipas Kushtetutës sonë, shpallet vakanca për vendin e një anëtari konkret që I mbaron afati. Personi që fiton merr vendin e një gjyqtari të caktuar. Nëse ai se ka konsumuar mandatin, ky merr pjesën e mbetur, nëse e ka konsumuar merr mandatin e ri të plotë.
Në Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës, vendi vacant është në parim, pra largohet një gjyqtar dhe shpallet vendi vacanca, por ai që zgjidhet ka mandatin e tij, pamvarëisht nëse e ka konsumuar apo tejkaluar personi që ka liruar vendin.
Në këtë kuptim, rasti Dvorani nuk ngjan me rastet e vakancave të Gjykatës Kushtetuese që përdor Ilir Meta në argumentet e tij.
Por Ilir Meta nuk e ka hallin se Dvorani ka kaluar shumë kohë që ka tejkaluar mandatin. Kur tejkalon afatin kohor në një institucion për arsye që nuk varen nga ty, njësoj është dhe kur e kalon një muaj dhe një vit apo disa vite. Fjala vjen për shkak të presidentit dhe kapriçove të tij, Kryetari I Kontrollit të Shtetit ka kaluar afatin me një vit, është larguar e është detyruar të rikthehet prap. Por ky nuk është faji I tij, por I përpjekjeve të Presidentit për të kapur një institucion.
Por beteja e Ilir Metës në këtë rast, është më shumë se sa Dvorani. Është një betejë për të dhënë mesazh se ai tani ka situatën nën kontroll në KED dhe Këshilin e Lartë Gjyqësor. Jo pa qëllim sulmin e bëri pasi çertifikoi dhe raportet pozitive me qeverinë, për ta bërë dhe më të plotë diversionin.
Ndaj injorimi I këtij revanshi ka rëndësi që këto institucione të mos ndjehen nën një presion politik të Presidentit. Konsultimi me EURALIS dhe OPDATE, është rruga e duhur për ta mbajtur në shina profesionale debatin.
Një fitore potitike e Presidentit kundër institucioneve të Reformës në Drejtësi, është një sinjal I keq për pavarësinë e tyre. Ai thjeshtë duhet injoruar dhe duhet lënë jashtë këtij procesi.
Aq më tepër që me Dvoranin ai ka dhe konflikt interesi, pasi ka qenë i pandehur I tij dhe do të tingëllonte dhe si hakrmarrje ndaj një gjyqtari që ka dashur ta dënojë.