Po rifillon jeta, bashkitë ku nga nesër do të lëvizet më lirshëm

Nga nesër do të nisin të “marrin jetë” masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, që përfshijnë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend.
Pra, nga e hëna do të kemi një zgjerim të zonave të gjelbërta në vend.
Nga 4 maji do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë dhe Selenicë.
“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona.
Pra, pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.
Më pas nga 11 maji do të nisë faza e dytë e lehtësimeve që përfshin hapjen e disa bizneseve si parukeritë apo berberët si dhe pritet të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve. /abcnews.al/