Policë të armatosur në protestë? Rama: Po kërkoni qimen në vezë!

Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht lajmin se në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur policë të armatosur.
Gazetarja e News24 teksa pyeste kryeministrin ka pyetur këtë të fundit në lidhje me një foto ku shiheshin disa policë me armë. Ky i fundit theksoi se bëhej fjalë për një trupë policësh që dilnin nga ministria e Brendshme. Po ashtu ai theksoi se në godinën e teatrit kombëtar nuk ishte futur asnjë polic me armë.
“Kush është tejkalim i kompetencave të policit kur njerëz i hakërrehen dhe i futen në territor. Bilanci i kësaj dhune në fund të ditësh ishte fakti se 2 policë kanë përfunduar në spital. Nuk di që të ketë pasur artistë që ka përfunduar në spital. Keni parë ju në ndonjë protestë jashtë kur të flitet për dhunë dhe në spital të shkojnë policët, ose më saktë vetëm ata. Aty nuk ka pasur dhunë policore. Keni parë policë me armë? Ku? Të armatosur ku? E rëndësishme është që të mos harroni një gjë se fakti që kërkoni qime në veze, flet për standardin demokratik,”– tha Rama.