Prag protesta/ Apeli i BE: Palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës

Bashkimi Evropian ka reaguar për të dytën herë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.

Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren.

Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës dhe ne veçanërisht vëmë re se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat dhe ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT