Prishja e kioskave, shtëpive te Astiri dhe shembja e Teatrit, Xhunga: Rama ka thënë dhe i ka bërë, këtë të bënin të gjithë

Gazetarja Rudina Xhunga është pyetur në një lidhje skype nga News 24, si një nga gazetaret që e ka intervistuar kryeministrin Rama që nga koha kur ky i fundit ishte ministër kulture.

“A ka qenë prishja e teatrit, një lloj ‘fiksimi’ i tij?” e pyeti gazetarja por Rudina Xhunga tha se në fakt këto deklarata Rama i ka bërë publikisht dhe të gjithë i mbajmë mend.

“Rama ka thënë dhe i ka bërë, tha do i prish kioskat te Lana dhe e bëri, tha do prishë Astirin dhe e bëri, tha do prishë Teatrin dhe e bëri.

E mira është që këtë ta bënin të gjithë. Atë që thonë ta bëjnë”, u shpreh Xhunga ndër të tjera teksa dha alarmin se po ‘e lemë mbrapa këtë vend’ me mungesën e debateve të qenësishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT