Prishja e Teatrit/ Meta kërkon hetim ndërkombëtar, mesazh protestuesve: Jo dhunë

Presidenti Ilir Meta kërkon hetim ndërkombëtar për prishjen e teatrit kombëtar.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, presidenti shprehet se mbështet fuqimisht hetimin jo shqiptar, por atë ndërkombëtar.
“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shprehet presidenti.