Protesta për Teatrin/ 1 mijë policë në gatishmëri, ja çfarë ndodh tek kryeministria (FOTO)

Disa orë përpara protestës së thërritur nga Aleanca për Teatrin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, punonjësit e Kryeministrisë kanë nisur të forcojnë me veshje metalike dyert e këtij institucioni.
Nuk dihet nëse autoritetet kanë të dhëna për akte dhune gjatë protestës së sotme, por përforcime të ngjashme të dyerve të Kryeministrisë janë parë përpara protestave të mëparshme të opozitës.
PD denoncon presionin: Po ndalohen makinat të hyjnë në Tiranë
Tashmë nëpër rrethe kanë nisur përgatitjet dhe po vijnë në Tiranë protestues për tiu bashkuar kauzës.
Kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi denoncon ndalesa dhe presione që po I bëhet qytetarëve për të mos ardhur në Tiranë.
Baci: “Që në mëngjes kanë nisur të lëvizin shumë protestues me mjetet e tyre. Kemi informacione se mjetet e para që mbërrijnë në Durrës bllokohen. Ka pasur dy tre makina që janë kthyer. Kemi gjetur rrugë tjetër që të hyjmë drejt Tiranës. Ne nuk do të ndalojmë, por policoia po bën presion sidomos me ata protestues që janë në hetim dhe kanë procedime penale. Jo më larg nga sot tre nga protestuesve u kanë ardhur thirrje pë daljet në gjyq në Tiranë. Kanë nisur dhe telefonatat për kryetarët e grup seksioneve dhe nisin tu bëjnë presione.”
1 mijë policë në gatishmëri
Pas një takimi në Ministrinë e Brendshme, drejtues të Policisë së Tiranës, departamentit të Antiterrorit kanë hartuar planin për monitorimin e protestës së sotme.
Rreth 1 mijë efektivë pritet të angazhohen, ndërsa në gatishmëri të përforcuar do jenë komisariatet e kryeqytetit,reparti i Shqiponjave, forcat RENEA por dhe Forca te Ndërhyrjes së Shpejtë.
Efektivët do vendosen përgjatë perimetrit të godinës së ish-teatrit, ndërsa këtë të hënë janë ushtruar kontrolle të automjeteve që vinin nga rrethet.