Rama: Lexova për gripin spanjoll, dhe ne duhet të përgatitemi për një valë të dytë

Nga depoja e re e barnave, kryeministri Rama po inspektonte i shoqëruar nga ministrja Manastirliu. Duke folur edhe për gatishmërinë dhe kapacitetin që nëse do ishte e nevojshme të përshtatej një spital Covid-3 si dhe mbylljen e Sanatoriumit si spital COVID, nga numri shumë i ulët i rasteve, Rama tha se duhet përgatitje se çdo gjë mund të ndodhë.

Ai tha se kishte lexuar një artikull për gripin spanjoll dhe rrezikun që do kishte një valë e re virusi.

Rama komentoi edhe masat e lehtësuara të hapjes, duke thënë se është problem, pasi njerëzit mendojnë se tani nuk ka më rrezik.

Rama: Duhet të përgatitemi se çdo gjë mund të ndodhi, edhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjoja njerëzit u relaksuan hë mo se ska gjë etj etj.

Shumica e kuptojnë se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, por megjthatë jeta, rutina zakonet janë shumë të forta, ndaj duhet të përgatitemi shumë fort për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull shumë interesant për gripin spanjoll dhe thoshte se vala e dytë do ishte… Do Zoti mos të na sjellë para kësaj sprove, por megjithatë duhet të jemi të përgatitur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT