Rama premton live: Asnjë kullë nuk do ndërtohet, para, mbrapa apo anash Teatrit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama thotë se asnjë kullë nuk do të ndërtohet përreth perimetrit të Teatrit Kombëtar.

Rama tha në emisionin “Real Story” se as para, pas apo anash truallit ku do të ndërtohet teatri i ri kombëtar nuk do të ndërtohet asnjë kullë.

Intervista e Ramës me analistët në emision është shoqëruar me tensione të herë pas hershme, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Pjesë nga debati:

Rama: Më lër more të flas, uaaa. Ore zotëri, është e pabesueshme. Të kishit ju këtu një diktator, do të kishit dalë të tre jashtë me këtë sjellje. Kjo është skandaloze, më keni ftuar këtu dhe bërtisni. Më lini të mbaroj.

Balla: Çohu e rrife, nëse ke ardhur për ta rrafur. Lela ti e di qëndrimin tim për ngjarjen, të lutem shumë ta respektojmë kryeministrin.

Rama-Lelës: Ti je i goditur sot (prek trurin me gisht). Sot je i goditur, bashkë me atë (tregon me gisht Gjekmarkajn, se po flisni përçart, s’ka dhunë që të bën kështu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT