Rama sqaron deklaratën për 18 mijë vdekje: Ja eksperti që iu referova, e keni nxjerr nga konteksti

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, që ka ngjallur debate në media. Në një intervistë televizive, Rama është shprehur se në Shqipëri mund të kishte deri në 18 mijë viktima.

I ftuar në Syri TV, shefi i qeverisë u shpreh se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke pretenduar se ka cituar një ekspert.

“Kështu është kur i nxjerr jashtë kontekstit. Sepse e kam shpjeguar. Po ta zgjasni pak filmin do ta gjeni se e kam shpjeguar gjithmonë. 18 mijë të vdekur ka qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Meqënëse e doni edhe me adresë, e Fevziut. Ai ka folur për 18 mijë të vdekur. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë. Përkundrazi nuk ka asnjë lloj simpatie me partinë tonë. Me partinë tuaj po. Dhe asaj i jam referuar”, tha ndër të tjera Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT