“Reforma Zgjedhore brenda qershorit”, Gjiknuri bisedë me Yuri Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA për rifillimin e dialogut

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Gjiknuri në postimin e tij në Facebook thotë se i kërkoi mbështetjen e SHBA që të rifillojë menjëherë tryeza për dialogun politik ndërkohë që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda qershorit.

Postimi i Gjiknurit:

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT