Refroma zgjedhore, shoqëria Civile: Referendum për sistemin, të vendosë populli

Grupi nismëtar ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile deklarojnë se kanë filluar sërish procedurën për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes referendumit.

“Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë: atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vendit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz: A jeni dakord të ndryshohet Sistemi Zgjedhor, apo jo?

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati kuorumin e duhur herën e parë kur ne aplikuam për këtë Nisëm Referendare, ne sigurojmë mbarë opinionin që këtë nisëm qytetare ne do e çojmë deri në fund, jo vetëm për ta realizuar atë por edhe për ti treguar shqiptarëve krizën e thellë Institucionale që po kalon KQZ, Kolegji Zgjedhore dhe cdo strukturë tjetër që ka të bëjë me këtë Procedurë.

Në fund të këtij procesi kompleks, por jetik për fatet e demokracisë, duhet të jenë vetë  qytetarët të vendosin llojin e sistemit zgjedhor që duan” thuhet në deklaratë.

Pjesëtarët e grupit nismëtar që krkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes referendumit janë:

Kristaq Kume

Brizida Gjikondi

Lavdosh Ferruni

Silvana Bello

Andi Tepelena

Elvis Hoxha

Kreshnik Merxhani

Enis Sulstarova

Kleida Abas

Evrikli Kolovani

Kiara Muka

Liridona Hoxha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT