Rregullat e reja: Gjobitet edhe kush ndryshon ngjyrën e makinës pa leje

Ndryshimet në pamje apo në motorin e makinës do t’i kushtojnë zotëruesit të saj 10 mijë deri në 20 mijë lekë gjobë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të ketë gjoba për ata që bëjnë ndryshime në makinën e tyre pa marrë fillimisht autorizim nga DPSHTRR.

“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)” njofton DPSHTRR.

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë

-të ngjyrës

-kutisë së shpejtësisë

-të tjera me procedurë të lehtësuar

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë

-të motorit

-të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)

-të karrocerisë

-të tjera me procedurë normale

Për të bërë ndryshimet më parë duhet të bëhet vetëdeklarim përmes një kërkese

Back to top button
LAJMET E FUNDIT