Shembja e Teatrit/ Gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit live në televizion (VIDEO)

Tension, dhunë dhe ankth kanë qenë vetëm disa nga ndjesitë e shembjen së Teatrit Kombëtar gjatë mëngjesit të sotëm. Nuk kishte se si të mungonin edhe lotët, të cilët janë vërejtur edhe në sytë e gazetarëve të terrenit, të cilët trasmetojnë live çdo moment hap pas hapi.

Një ndër gazetaret që nuk ka mbajtur dot emocionet është ajo e Fax News, Edona Haklaj. Ajo shihet që teksa raporton është prekur pafund.

Edona kujton se prej dy vitesh ishte e stacionuar në këtë shesh dhe madje raportimin e saj të parë e kishte pikërisht për Teatrin, ndërsa thotë se përkundër të qenit e pavarur në raportim nuk mund të mos përjetonte atë që kishte parë ndër vite me Teatrin.

Sipas saj, shembja e ka tronditur, sa nuk ka mundur të përbahet në raportim, por edhe duke vlerësuar atë që kanë bërë aktorët në kaq vite për të mbrojtur këtë godinë.

Në profilin e Edonës në facebook, të gjitha postimet e saj kishin lidhje me Teatrin Kombëtar. Ajo ishte përfshirë aq shumë emocionalisht por edhe profesionalisht, saqë ndiqte çdo manifestim që zhvillohej çdo mbrëmje përpara sheshit të Teatrit Kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT