Shembja e Teatrit/ Meta: Mafia urdhëroi prishjen, ky është krim i pa amnistueshëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të një deklrate të hedhur në rrjetet sociale presidenti e cilësoi si një akt që e kryejnë mafiozët.

Reagimi i plotë

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT