Shqiptarët peng në kampet e ISIS, Rama tregon planin e qeverisë

Gjatë konferencës, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për shqiptarët që ndodhen në kampet e Sirisë. Shefi i qeverisë la nënkuptohet se pavarësisht se situatës së Covid-19 çështja e shqiptarëve të bllokuar në kampet e ISIS nuk është lënë në harresë.

Kryeministri deklaroi se kanë regjistrin e të gjithë shqiptarëve që ndodhen aty dhe po punojnë.

“Kemi bërë atë që kemi bërë dhe më parë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Është një situatë komplekse. Janë operacione shumë të ndërlikuara. Jam i vetëdijshëm për situatën. Kemi regjistrimin e shqiptarëve që ndodhen aty dhe po punojmë. Shpresojmë të kemi rezultate së shpejti”, tha kryeministri.

Çështja e pengjeve të shqiptarët në kampet e ISIS u ngrit fort me rastin e vogëlushit Alvin Berisha. Ai u nxor nga kampi Al Hol pas ndërhyrjes së shërbimeve sekrete italiane, atyre shqiptare dhe Kryqit të Kuq italian që mundësuan largimin nga vendi i ferrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT