Shqiptarët thyejnë rregullat dhe i drejtohen bregdetit, plazh si në komunizëm

“Kjo kohë të fton për det, të fton për plazh”.

Plazhet e vendit janë mbushur këtë të djelë plot me qytetarë. Thuajse të gjithë kanë shkelur rregullat që janë caktuar për parandalimin e COVID 19. Kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të vendit në një kohë që banorët e zonave të kuqe nuk duhet të dalin nga qyteti.

“Unë e kam shtëpinë në Tiranë kam një banesë këtu dhe vij”.

Në Shëngjini po rrezikojnë dhe më shumë shëndetin, pasi rëra nuk është pastruar.

“Shëngjini duhet të jetë një plazh i hapur për të gjithë. Vonesat kanë sjellë një situatë anormale që lidhet me pamundësitë për të kryer ndërhyrjet në kohë siç ka ndodhur vitet e shkuara”.

“Sot e quaj shumë pistë”.

“Përgatitje po bëhen shumë ngadalë. Herë thonë me shezllona herë pa shezllona”

Para një viti ishte gati plot por mbas urdhrit të qeverisë, kërcënimi që kryeministri i bën publikut bën që ky vend të jetë bosh.

Nuk them të vijnë nga jashtë kufirit se janë të mbyllur por të vijnë nga brenda vendit. Jemi më vonesë për hapjen e plazhit dhe kjo vonesë ka bërë, që biznesi bashkia dhe shteti s’kanë marrë masa ta pastrojnë plazhi.

Duhet një hapësirë lirie.

Temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve dhe këtë dielë kanë bërë që plazhet e Jonufërit dhe Rradhimës në Vlorë të kenë pushues.  Edhe pse plazhet ende nuk janë lejuar dhe pritet një datë se kur do të lirohet nuk i ka penguar pushuesit që ti drejtohen plazheve.

Këto pamje na kujtojnë kohën e komunizmit. Qytetarët që kanë marrë çadra dhe peshqirë me vetë.

-Nga jeni? Nga Elbasani. Mirë këndshëm është dolën pas dy muaj karantinë. Ta hapin në qershor që të jemi më të lirshëm.

-Nga je? Nga Gjegjani i Elbasanit. Më mirë në det.

Vlonjat jam, të jesh pranë detit dhe mos e shijosh. Si t’ja bëjmë pandemisë që thotë ai mos shkoni të shtunë të djelë.

Ai është në kundërshtim me mjekët, që thonë në ujë nuk pëson gjë. Për mua duhet të hapet. Jemi të larguar nga 5-6 metra.

Fluksi i qytetarëve duket i lartë, pasi dhe nëpër rrugët e Vlorës ka patur trafik të dendur të automjeteve.

Nuk është dhënë ende një datë e caktuar nga qeveria për fillimin e plazhit, po këtu në Ksamil rregullat janë shkelur, disa qytetarë i janë drejtuar plazhit.

Moshat e reja janë të guximshëm. Kanë shtruar peshqirët në rërë, marrin rreze dhe hyjnë në ujë. Shumë prej tyre janë të grumbulluar dhe nuk ruajnë distancën.

Ndërsa nuk është dukur asnjë polic për t’i ndaluar pasi kanë shkelur të gjitha rregullat e caktuara për parandalimin e COVID-19.

Në rrugë janë parkuar dhe në parkingje private ka një numër të lartë automjetesh. Përgjatë gjithë paraditen kanë vazhduar të shtohen./abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT