‘Shumë shqiptarë do braktisin vendin’, Arben Malaj: Debatet për kanabisin dhe teatrin janë spostim vëmendje

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe izolimi Shqipëria mund të pësojë një rënie të madhe ekonomike, e cila do të sjellë largimin e shqiptarëve nga vendi.
Në një lidhje me Report Tv, ai u shpreh se bizneset nuk mbështeten me disa paketa fiskale.
‘Në qoftë se turizmi ka qenë mbyllur nuk e di se nga u rrit ekonomia. Në qoftë se do kemi rënie të madhe ekonomike, shumë shqiptarë do tentojnë ta braktisin vendin. Nuk mund të thuash dy a tri herë që kam bërë disa paketa fiskale, atëherë po e mbështes bzinesin’, tha Malaj.
Më tej, ai u shpreh se legalizimi i kanabisit apo çështja e teatrit janë thjesht debate për të spostuar problemet reale.
‘E para edhe mbi të gjitha edhe sikur të nis sot legalizimi i kanabisit janë një sërë hapash që kanë radhë. Unë do të thoshë që edhe për ngjarjen e tërmetit nuk ka kaluar akoma kredia huamarrëse. Nga ana tjetër kemi pandeminë që nuk dihet kur do të hapemi. Pastaj nga ana tjetër të hapësh debate për kanabisin, për teatrin janë debate të kota. Pasi edhe po ta testoni hapja e këtyre debate janë një tendecë për spostimin e problemeve reale’, shtoi Malaj.