S’kemi “fonde” për dëshmorët, apo s’kemi vëmendje dhe respekt?

Kjo pllakatë është në rrugën Sulejman Pasha. Ka mbetur atje vite te tera, e ngulur mbi nje mur me suva të rënë. Bëhet fjalë për tre baza partizane që pritën e përcollen djem e vajza të reja, partizane…

Sa kushtonte që të pakten për 5 majin gërmat të lyheshin me varak, në mos gjithe muri, të paktën gjysëm metri të suvatohej rreth e qark pllakës përkujtimore?

Si do tregojë brezi i ri interes, cilët do jenë shembujt e dinjitetit të revoltës ndaj shtypjes, vetësakrifikimit për të përbashkëtën, atdheun? Duket si mohim i historisë.

Te mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj këtyre pllakateve, busteve dhe përmendoreve duket sa i respektojmë ata që dhanë jetën për ne të tjerët që sot jemi gjallë.

Në vend të luleve tek busti i Ali Demit sot shikon bar të kositur e të pahequr.

Po shkallët a i shikoni? Edhe për kaq “nuk ka fonde”? Sa kushton të zbardhen ato, të paktën për 5 maj? Nuk ka fonde apo nuk ka respekt dhe vëmendje?

Po kështu edhe te busti i Vojo Kushit. Shkallet lenë shumë për të dëshiruar, nuk jane të pastra, nuk ka lule.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT