“S’më ka ardhur asnjë platformë”, Meta replikon me Ramën: Që ti gënjen nuk është lajm as për të huajt!

Ilir Meta ka vijuar replikat në distancë me Edi Ramën, pasi ky i fundit iu përgjigj në Twitter.

Më herët kryeministri tha se nuk ka marrë asnjë propozim nga presidenti. Meta deklaroi më herët se një platformë u ishte dërguar qeverisë, opozitës dhe ambasadorëve më 8 prill.

Ndërkohë ai shkruan:

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” – thotë Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT