“Të lirohen të arrestuarit”, Basha: Pa shporrur Ramën nuk ka as demokraci dhe as ligj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ashpërson tonet dhe ka bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve nga policia, të cilët kundërshtuan prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Me anë të postimi në Facebook, Basha shprehet se “me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë!”.

Më pas ai lëshon deklaratën e fortë ku bën thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

“Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këtë vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit”, thekson Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT