Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë/ Basha e quan akt lufte dhe provokim të BE-së
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave i cili i kaloi në pronësi Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godine më bashkëkohore.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha në Twitter.
Kujtojmë se, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 377 të datës 08.05.2020, i ka kaluar në pronësi Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godine të re bashkëkohore.