Teatri, Meta flet për veprimtari të mirëstrukturuar kriminale: Nuk do ketë falje

Nga Kavaja, presidenti Ilir Meta i ka cilësuar aktet e fundit për prishjen e Teatrit nga bashkia e Tiranës si veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohe.

Presidenti paralajmëroi përgjegjësi penale për ata që përfshihen nga këtë prishje.

“Teatrin e mbron kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket nje marrëzi çdo përpjekje për të prishur Teatrin pas shteruar ligjin e kushtetueses dhe ligjore t ëkësaj cështje që ka marrë një dimension ndërkombëtar.

Ka reaguar edhe komisionierja e BE për kulturës që bën thirrje për dialog për mbrojtjen e këtyre vlerave. Akoma nuk mund t besoj disa akte, që disa janë denoncuar në prokurori edhe nga aleanca për Teatrin, pasi më duket një papërgjegjshmërie përtej çdo ekstremi dhe llogarie.

Sepse nuk kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe funksionimit të kushtetutës, por edhe në një përgjegjësi penale për ata që përfshihen nga këtë prishje. Akte e fundit flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohe”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT