TENSIONI/ Hedhin kapsolla drejt policisë, plagoset një gazetare (VIDEO)

Tensionohet situata në protestën për Teatrin, pasi gjatë fjalimit të artistëve janë hedhur disa kapsolla nga protestuesit në drejtim të policisë.

Një gazetare raportohet se ka mbetur e plagosur pas shpërthimit të kapsollave mes turmës së qytetarëve.

Më pas ka vijuar një përplasje mes protestuesve, ndërsa bëhej thirrje për qetësi.

Ishte një djalë i ri që është shoqëruar jashtë turmës nga disa persona.

Kjo është përplasja e dytë që shënohet brenda një ore me nisjen e protestës.

Burimet bëjnë me dije se gazetarja e lënduar është Soni Prifti Osmanaj.

Ajo ka pësuar një djegie mbi gju, ndërsa të pranishmit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë duke e lyer me jod.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT