Tensionohet situata! Përplasje mes policisë dhe qytetarëve, tentohet të çahet gardhi metalik

Tension e përplasje mes policisë dhe aktivistëve për t’i larguar ata që të hyjnë në godinë e teatrit që po vijon të prishet.
Qytetarët dhe artistët janë përplasur me forcat e policisë duke hequr gardhin rrethues dhe barrierat metalike për të çarë rrethimin e forcave të rendit.
Edhe pas shembjes së Teatrit qytetarët dhe artsitët duan të bëjnë një rezistencë të fundit. Po kërkohet të thyhet kordoni policor dhe të konfrontohen me Policinë.