U pretendua si provokues, arrestohet autori që plagosi dy gra në protestën për teatrin, i ndaluar më parë edhe për “Astirin” (VIDEO)

Është ndaluar personi që hodhi lëndë plasëse në drejtim të protestuesve në Bulevard.
Policia e Tiranës bën me dije se ai është 49-vjeçari Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re.
Si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike janë lënduar dy persona, për fat të mirë pa pasoja serioze.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin, sqaron policia.
Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Ndërkohë që sot protestuesit e Teatrit e cilësuan si sabotator dhe provokator, mesa duket Qyrani është nga radhët e Partisë Demokratike.
