U rritën shifrat e të infektuarve, a do kthehet sërish Berati ‘zonë e kuqe’?

Edhe pse qyteti i Beratit është zonë e gjelbër shifrat e të infektuarve atje këto dy ditë nuk kanë qenë inkurajuese.
berati
kryeministri Edi Rama tha se mund të bëhet kthimi mbrapsht në zonë të kuqe për këtë qytet, por do shihen shifrat edhe pak ditë.
‘Numrat në Berat s’janë inkurajues për momentin megjithatë s’mjaftojnë numrat e një dite e dy dite, duhet të shohim pak më shumë sot e nesër e do vendosim pastaj se s’duam të prishim ritmin e krijuar nga hapja graduale po duhet të bëjmë dhe kthime mbrapa por në këto kushtet duhet ta kuptojnë të gjithë se vërtet unë jam një individ, kthimi mbrapsht do ndodhë e jemi ne që do paguajmë për këtë kthim mbrapsht”.