U tha se nuk do penalizohen, shqiptarët e kthyer nga Greqia gjobiten me 600 euro

Shqiptarët të cilët janë kthyer në atdhe janë gjobitur për kalimin e afatit 90 ditor, ndonëse u tha se nuk do të ketë asnjë penalizim për to.
Mësohet se në pikën kufitare Kapshticë ditën e sotme një numër i madh i emigratëve janë gjobitur me 600 euro për shkak të kalimit të afatit 90 ditor në zonën Shengel.
Qytetarët të cilët janë gjobitur janë shprehur se ata kanë marrë një gjobë të majme prej 600 eurosh, ndërkohë që u është vënë edhe një vulë në pasaportë.
Sakaq, kujtojmë se emigrantët kanë mbetur jashtë kufirit për shkak të pandemisë pasi u mbyllën kufijtë për të parandaluar përhapjen e Covid.
Kryemininistri i vendit Edi Rama është shprehur disa ditë më parë se ka bërë një marrveshje me Kryeministrin e Greqisë, Kirakos Mitsotakis që shqiptarët mos të gjobiten.
Qytetarët shpresojnë që gjoba t’u falet, megjithatë, pritet ende një vendim zyrtar.