“Ulje me 30% të pagës dhe heqje të pensionit suplementar”, nisma e fortë kundër deputetëve

Deputet i opozitës, Erion Piciri ka paraqitur një nismë për uljen e pagës bazë të deputetëve në masën 30 për qind. Nisma individuale e deputetit të opozitës është depozituar në Kuvend, dhe se sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta “Shqip”, ai propozon që  “Paga bazë mujore bruto e deputetit nuk duhet të kalojë dyfishin e pagës mesatare në nivel kombëtar dhe me gjithë komisionet, shpërblimet, dietat, transportin dhe telefonin nuk duhet të kalojnë trefishin e pagës mesatare mujore në nivel kombëtar”.

Në relacionin e nismës, Piciri thekson se në kohën kur në Shqipëri 35 % e popullsisë, e kjo sipas Bankës Botërore, ku 60% e popullsisë duan të emigrojnë, deputetët nuk mund të kenë një pagë sa trefishi i pagës mesatare.

Paga mesatare në Shqipëri është 526 mijë lekë të vjetra, ndërsa paga bazë e deputetit është 1,567,000 lekë të vjetra. Por absurdi vazhdon më tej, pasi deputetët përfitojnë shumë pothuajse po aq sa paga bazë me dietat për udhëtime, telefonat, apo pagesa ekstra për pjesëmarrjen në komisione shkon pesëfishin e pagës mesatare. Për këtë ai propozon që të jetë sa dyfishi i pagës mesatare.

Për deputeti propozon që  dieta e kryetarit, zv.kryetarëve dhe deputetëve do të jenë jo më shumë se 3 për qind të pagës mujore. Tërësia e dietave të një muaji brenda vendit nuk mund të tejkalojnë 10% të pagës mujore”. Ndërsa me ligjin aktual parashikohet të jetë 4% e pagës mujore.

“Deputetit dhe bashkëshortes (bashkëshortit) të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kryerjes së mandatit, si dhe 6 muaj pas mbarimit të tij. Deputetët me dhe pa funksione parlamentare pajisen me shërbim telefonik. Vlera e shpenzimeve për shërbimet e telekomunikacionit nuk duhet të kalojë 3% të pagës bazë”, është propozimi tjetër në këtë nismë.

Gjithashtu propozohet që të hiqet dhe pensioni suplementar, si dhe të mos i jepet e drejta e kurimit jashtë shtetit, apo e lehtësimit të dhënies së kredisë. Në këtë propozim Piciri paralajmëron se shteti do të përfitojë 2,5 miliardë lekë të vjetra.

Nisma pritet të sjellë reagime në Parlament, deputetët janë përpara sprovës për uljen ose jo të pagës apo dhe heqjes dorë nga pensionet suplementare.Privilegjet e shumta të deputetëve kanë qenë përherë objekt i debatit në shoqërinë shqiptare. Në këtë kohë pandemie deputetët vendosën të ulin pagën e tyre, ndërsa nuk vendosën për heqjen dorë të shpërblimeve dhe bonuseve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT