Vatra e re e Covid-19 në QSUT, infermierja nuk është shkaku i vetëm i përhapjes?

26 mjekë dhe infermierë në shërbimin e mjekësisë interne rezultojnë të infektuar me Covid -19 nga një kolege e tyre e cila po mbahet e shtruar prej 3 ditësh në spitalin Covid 1.
Infeksioni brenda këtij shërbimi është shtrirë edhe tek 14 pacientë të shtruar me patologji të rënda, ç’ka referohet edhe në raportimet e dy ditëve të fundit të Ministrisë së Shëndetsisë.
Burime për News 24 pohojnë se pavarësisht infektimit në masë, shërbimi i mjekësisë interene nuk është mbyllur por vijon punën me staf të reduktuar që pas tamponit kanë rezultuar negativë.
Ajo që mund të cilësohet një skandal më vete është fakti se mes pacientëve që vijojnë të marrin trajtim në shërbimin e kthyer në vatër infeksioni është edhe një i sëmurë me Covid -19, që për arsye të cilat nuk bëhen me dije nuk është transferuar në spitalin Infektiv duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.