“Vemje që rrini nën këmbët e Ramës”, Murrizi deputetëve: Pse keni frikë t’ua shohin surratin shqiptarët

Deputeti i opozitës Muslim Murrizi ka bërë disa deklarata të forta në parlament, teksa kërkoi edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai u shpreh se shumica dhe opozitën jashtëparlamentare janë bashkë dhe ndajnë milionat natën me njëri tjetrin.
Murrizi i quajti vemje deputetet e PS, ndërsa shtoi se kanë frikë të përballen me qytetarët.
“Jeni një dhe nuk keni si të ngjani. Jeni një , herë uleni në pallat të kongreseve, herë në bunker, herë në zyrat e Enver Hoxhës dhe hani pica. Jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini nën këmbët e Edi Ramës, sulltanit të Surrelit. Çfarë sikleti keni që t’jua shikojë shqiptari emrin, emrin e babës dhe surratin. Meqë dashkemi të mbijetokemi në politikë dhe qenkemi vegjetues. Hajdeni pra të shkojmë në votimë dhe të shohemi se kush flliqet. Dhe mos përmend për dushkun, se dushkun ta ka bërë ai i joti. Ky vend ka nevojë për një ligj që hajdutët të mos flasin më në këtë sallë. Këtu për 2 javë ndërrojnë çehre. Nga Nano 1 Nano 2, Berisha 1 Berisha 2, Rama 1 Rama 2, por nuk guxuat të ndërroni as ngjyrimin e naftës. Ndaj atë komitetin që mbledheni në mejhane hajde ta bëjmë këtu. Të vijnë të flasin, por nuk vijnë sepse bashkë me ju kanë marrëveshje. Ju ndani milionat natën me njëri-tjetrin. Sa mendoni se mund t’ju hidhni hi syve shqiptarëve? Desha të falenderoj që na hapët berberët se u knaqa shumë, kur pashë edhe look-un e disa prej kolegëve këtu. Ca ishin qethur skiç, ca kishin marrë pamjen e Ismail Qemalit.“, tha Myslim Murrizi