VIDEO/ Basha pritet me thirrje “Basha, ik”, grushta mes protestuesve dhe militantëve të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit me thirrje “Basha, ik” në protestën e sotme për Teatrin Kombëtar. Gjithashtu, pati edhe një konfrontim mes protestuesve.

Ishte ndërhyrja e regjisorit Robert Budina ajo që qetësoi situatën.

“Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta. Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të eleminuar keqkuptimet”, tha Budina.

Sherri në protestë:

Edmond Budina: Qetësohuni, more.

Aktivisti: Bravo Partia e Lulit, bravo.

Edmond Budina: Vëllezër dhe motra, ajo që ndodhi dje s’ka rëndësi. Dua të shtoj diçka. Këtu me ne, janë të gjithë qytetarët që duan kulturën e tyre. Në protestë ka edhe sabotatorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT