VIDEO/ Saranda dhe Vlora janë gati, publikohen spotet për sezonin turistik

Saranda është gati që këtë vit të presë, ashtu siç di të mikpresë vetëm ky qytet, turistët nga e gjithë Shqipëria, Kosova apo dhe vendet e tjera.

Plazhet, mikëpritja, gatimet, siguria, dashuria ndaj njerzve, janë ato që e bëjnë Sarandën një qytet ku mund të shijosh pushime mbreslënëse.

Sot kryebashkiaku Adrian Gurma, ka pubilkuar një spot mjaft të bukur ku shfaqen bukuritë e Sarandës.

Më poshtë spoti i publikuar nga Adrian Gurma i cili shkruan: “S?R?ND?”

Edhe në Vlorë kryebashkiaku Dritan Leli, ka publikuar spotin që tregon vendet fantastike ku mund të pushosh në qytetin bregdetar.

Spoti nis me mesazhet “Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit”, Për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar”, “Për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi”, “Për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë”, “Për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim”, duke të ftuar për të kaluar verën në Vlorë.

Në fjalën e tij Leli deklaroi se “Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere.

Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, tha Dritan Leli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT