Vlora i kthehet normalitetit, qytetarët vërshojnë për xhiro në Lungomare (VIDEO)

Vlonjatët duket se i janë rikthyer normalitetit dhe daljeve në mbrëmjen për xhiro në Lungomaren e qytetit.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, me shpalljen e kësaj Bashkie zonë e gjelbërt për shkak të mungesës së rasteve pozitive me covid-19 prej javësh, vlonjatët i janë rikthyer jetës.
Familjarë me fëmijë, të moshuar e plot të rinj kanë vërshuar në Lungomare dhe mesa duket për ta sezoni veror tashmë ka nisur. Kujtojmë se, në Vlorë u shënuan vetëm 5 raste pozitive me koronavirus në muajin mars, prej të cilëve një humbi jetën.
PAMJE: VLORA NEWS