Zbulimi i pasurive të “kokave” të krimit, SPAK thërret kreun e Kadastrës: Duam informacion për çdo dosje

Paraditen e sotme kreu i Kadastrës, Artan Lame zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja.

Burime bëjnë me dije se  Lame ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së, ku është disktuar në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.

Mësohet se kreu i SPAK i kërkoi Lames që të përgatisë përgjigje për çdo kërkesë së OFL-së, pra të paraqesë një dosje për çdo person nën hetim, e cila do të shërbejë si provë në gjykatë.

Në përfundim të takimit Lame refuzoi të fliste për mediat. Ai theksoi se takimi ishte sekret.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT