Zbulohet mesazhi brenda PD, Basha vendos ta kalojë natën te “Teatri Kombëtar”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar.

Disa artistë zhvilluan sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Tema e diskutimit padyshim ka qenë ajo e prishjes së TK nga ana e qeverisë, për të ndërtuar aty një teatër të ri.

Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i PD-së ka thënë se do t’i mbrojnë artistët në këtë kauzë, dhe se Teatri Kombëtar është vija e kuqe.

Ja mesazhi që i  është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.

“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!

Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.

Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.

Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.

Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT