Zv.kryetari i grupit të PPE thirrje: PD të angazhohet plotësisht në bisedime për reformën zgjedhore

Zv.kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev vjen me një thirrje për Partinë Demokratike, që kjo e fundit të bëhet pjesë e reformës zgjedhore.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ eurodeputeti shpreh keqardhje për aksionet e fundit dhe përplasjet me protestuesit në Shqipërië sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar dhe thekson se të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht.

“Aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht. Respekti për shtetin ligjor dhe puna e mëtejshme për 15 rekomandimet do të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare. Partia Demokratike duhet të angazhohet plotësisht në bisedime për reformën zgjedhore.”, shkruan eurodeputeti i Parlamentit Europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT