5 raste të reja në Lezhë/ Pozitive edhe gruaja e policit të burgut. Punonjësja e Bashkisë u infektua me babain në QSUT

Në 24 orët e fundit në Lezhë janë konfirmuar 5 raste të reja me qytetarë të infektuar nga koronavirusi.un

Një prej rasteve është bashkeshortja e policit të burgut që rezultoi pozitiv diten e djeshme.

Ndërsa katër të tjerët janë familjarët e një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT.

Njëra prej tyre është punonjëse në bashkinë Lezhë.

Gazetari i Panorama në Lezhë bën me dije se punonjësja e bashkisë, është tek sektori i Shërbimit Social.

Ajo mësohet se është infektuar bashkë me babain në QSUT.

Për pasojë, e gjithe drejtoria është izoluar ndërsa po bëhen analizat për ta.

Babai i punonjëses së bashkisë ndodhet i shtruar prej disa ditesh në QSUT.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT