6 mjekë të tjerë të infektuar me koronavirus, ja situata në vend

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja në të gjithë vendin, ku shihet se shtrirja e tyre është në disa qytete.
Mes tyre, 6 prej të infektuarve janë personel mjekësor. Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Njoftimi i MSH
Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.
Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste.
Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020) Testime totale 16520 Testime molekulare 15068 Testime serologjike 1452 Raste pozitive 1164 Raste të shëruara 891 Raste Aktive 240 Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 157 Durrës 20 Krujë 20 Kamëz 11 Shkodër 10 Mat 9 Lushnje 6 Berat 2 Fier 2 Korçë 1 Librazhd 1 Mallakastër 1