6 raste me koronavirus në 24 orët e fundit/ Mbyllet Poliklinika e Shkodrës

Në Shkodër është rikthyer sërish vëmendja e virusit COVID-19, pasi sipas burimeve në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja.

Pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.

Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitive, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.

Ndërkohe qe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv. Ndërkaq, Poliklinika e Shkodrës nuk do të mbyllet, por hyrja bëhet vetëm e maska dhe duke respektuar radhën.

Kjo situatë është një kambanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët si për ti treguar se vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar.

Kjo shifër  e fut edhe njëherë Shkodrën në zonën e nxehtë të pandemisë, dhe duket se një gjë e tillë vjen pas neglizhimit të masave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT