70 persona të karantinuar/ Fieri në hartën Covid, raste kontakti edhe nga një fasoneri në Vlorë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar në vendin tonë 71 raste të reja me Covid-19. Gjashtë nga këto raste janë në qytetin e Fierit.

Ndërkohë bëhet e ditur se katër raste janë kontakte të pacientëve, të cilët kanë rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan.

Gjithashtu njoftohet se tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagja ”15 tetori”, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.

Ndërsa një tjetër grua nga lagja ”8 shkurti”, ka rezultuar pozitive dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kanë rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.

Pas rasteve pozitive janë futur në karantinë 70 persona, gjendja shëndetësorë e te cilëve po monitorohet në vazhdimësi.

Ndërsa deri më tani janë shënuar 44 viktima nga koronavirusi në vend, si dhe janë regjistruar 1962 të infektuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT