76 vjet, nga masakra ndaj shqiptarëve në Çamëri, rrëfimi: Ç’ndodhi në Paramithi, Pragë, Volë, Filat dhe fshatrat e përtej e këtej Kalamait

Përgatiti Artur Ajazi
Osman Dauti, një prej eksponentëve të dëgjuar të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, një prej pjesëmarrësve rregullisht në përvjetorët e 27 qershorit 1944, ka rrëfyer për “TemA” , momente të frikshme lidhur me masakrat greke.
Zoti Dauti ndër të tjera ka treguar se “më 27.6.1944 andartët hynë në Paramithi, bishat u vërsulën mbi popullatën e pambrojtur, njerëzia ia dhanë vrapit të ndjekur nga breshëritë e plumbave, në mesditë rrugët, rrugicat, oborret dhe kopshtijet ishin mbuluar nga afro 700 kufoma, ndër to edhe ajo e myftiut, Hasan Abdullah Mulazimit dhe burrave të tjerë më të rëndësishëm , ndër to edhe të plot e plot grave dhe vajzave”. Për këtë përpirësi greke, Prof. J.G Shara në veprën e vet “Istoria tis …”,fq 668 shkruan: “Urrejtja që vëlonte brenda tyre shpertheu egërsisht mbi gratë, fëmijët ,pleqtë e të pafajshmit. Kërdia ,dhunimet, plaçkitjet , djegjet e keqbërësitë e tjera vunë vulën e tyre në cdo vend të Çamërisë.”
Ndersa Niko Zhangua në veprën e vet “ Imperalizmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945”, duke folur mbi përbindshmërinë e kryqtarëve athinofanaritë EOEA- sitë EDHES-të në Paramithi, nder te tjerat vëren “ Barbarizëm në Paramithi. Historia në ditët që vijuan fsheh fytyrën e vet nga trupi”(J.G .Sharrra, “Istoria tis..” ,v.e p..,fq.668). Tërë ç’kishin arritur të mbeteshin gjallë kryesisht femra, fëmijë e pleq e plaka u rrasën gati një mbi një nëpër bodrumë, të nesërmën e gjëmës në paramithi (27.6.1944), EOEA-sitët hynë në fshatin Karbunar. As atje s’lanë kënd të gjallë nga sa zunë. Niko Zhangua në veprën e vet vijon: “Tërë Çamerit që u gjetën ne Karabunar , u vranë dhe u hodhën nëpër hendeqe, një nënë më 7 fëmijë si edhe të vegjël të tjerë, tri vajzat e Muharrem Agushit ,nusja e Hodos dhe Ajshe Agushi”. (J.G. SHARRA, “Istoria tis…”,v.e p..,fq,669). Pas dy ditësh ata arritën në Margëlliç, dhe e plaçkitën egërsisht, të vetmit qe s’kishin mundur të mërgoheshin , ishin plaku Qamil i paralizuar prej vitesh dhe e shoqja e tij, i therën të dy brenda shtëpisë së vet. (J.G. Sharra.., “Istria …fq.669). Niko Zhangua shënon: “…ata që kapeshin nëpër fshatra, kaloheshin në thikë; nuk bëhëj përjashtim as për fëmijët ,gratë e të sëmurët. Shpëtonin vetëm ca të pakë që kishin shumë para dhe flori, me të cilat riblenin jeten e tyre dhe iknin drejt kufirit. Paturpësitë e poshtërsitë e EDHES-itëve vunë kudo vulën e njollës së zezë”. (J.G.SH.,”Istoria…,fq.669).
Në fshatin Livadhar vranë Izet Lovidhen, të birin,të shoqen dhe të bijën ne bahçen ku punonin. Ditët e fundit të korrikut 1944 grinë të 58 vetët që gjetën në Prage, perfshi edhe myderrizin e qytetit, tok me familjen e vet: dy të bijtë ,të shoqen dhe te bijën. Në Volë vranë këdo që zunë , kurse ne fshatin Skrropjonë të Margëlleshit femrat e familjes te Sako Banushit i përdhunuan dhe pastaj i thelëzuan. Në fshatin Kasteizë shuan të 16 pjestarët e 2 familjeve, të vetmet familje islamike në atë fshat: të Halil Rustemit e Hasan Sulçës; grinë burrat dhe në vijim përdhunuan për 3 ditë rresht vajzat dhe gratë, njëra nga të cilat disa muaj shtatëzanë. Pasi ishin velur me kënaqësitë e veta shtazarake, gratë në fjalë dhe fëmijët e tyre I shpunë në vendin e quajtur “Tre Ullinjte”(ndermjet fshatrave Mavrudh dhe Varthan dhe I vranë grekçe, domethënë me musibete që s’ka gjuhë t’i tregoje e penë qe t’i përshkruajë. Haziz Hate Shabanin, të vetmin që arritën të kapnin në fshatin Shulash, e pushkatuan aty pranë , në vendin e quajtur << Gropa e Mihailidhit>>. Kufoma e Mehemet Abazit që kishte vdekur para 2 muajsh e qitën nga varri dhe e tërhoqën zvarre neper rrugët e fshatit,(J.G.Sharra. “Istoria tis…”, fq 669).
Pas Përbindshmërive në Parathimi, Prage, Volë dhe gati në tërë fshatrat e përtej e këtëj Kalamait, lemeri të ngjashme ndodhen edhe në Filat dhe fshatrat rreth tij. EOEA- sitë e EDHES-it ,pasi grinë me plumba mbi 75 vetë në fshatin Spatar, hynë edhe në Filat. Niko Zhangua thote: “Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë hynin si zotër nëpër shtepitë, dhunonin vajza e grad he vrisnin kë të donin”. (J.G.Sharra. “Istoria tis…”, fq 669)Ndërsa J.G.Sharra nga ana e vet thotë se , kur zervistët morën Filatin “në vendin e quajtur <<Vanër>> vranë 65 çamër islamikë; dhjetra të tjerë I hodhën poshtë nga lartësitë e urës së Naçit”. Po dihet se edhe rreth 50 të tjerë i grinë në buzëlumin ndërmjet qytetit Filat dhe fshatrave Galbaq e Vërselë. Në fq 665 të “ Istoria tis…” J.G.Sharra shkruan: “Gjakësitë në Parathimi dhe themelimi i keqbërësive nuk linin asnjë dyshim se , pot ë donin të mbijetonin si popull, duhej të çrrënjoseshin”. Po J.G.Sharra në fq.670 të “Istoria tis..” vëren: “Kush donte të jetonte, duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë, pasurinë dhe të merrte rrugën e mërgimtarit”. Në rrethana të tilla, kush arrinte , mërgohej ngutësisht ; duke bere fjalë për varganin e pandërprerë shumë kilomerash të të shpërngulurve Çamër islamikë të mbetur ende gjallë, J.G.SH. ne faqen 665 te vepres se vet, shkruante: “ Tabloja që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme..mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të ngjashëm me një gjarpër në lëvizje e arixhinj në pamje, me dhimbje dhe keqardhje ne fytyrat e tyre,të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpëe udhën që konjukturat fatkeqe me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime ç’njerëzore dhe të ashpra”.
Niko Zhangua në veprën e vet shkruan edhe: “Erë e qelbur në shtëpitë e Sali Hafuzit, ku kishin mbyllur gra e fëmijë ; vdekje fëmijësh, pamje rrënqethëse e grave myslimane qe hiqeshin zvarrë e , edhe pse të uritura dhe të cfilitura, perdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë gjatë 6 muajve që u mbajtën të burgosura”. (“Actes agressifs du gouvernement manarcho- fasciste grecs contre l’ Albanie”, tiranë, 1947, kreu XIV, FQ. 64-65). Rreth 350 prej tyre që kishin mbetur ende gjallë, në kujdesin e një anglezi u detyruan t’I nisin ne kembe për më Shqipëri , udhetim ky që dihej që veç raskapitjes së atyre grave e femijëve të tretur, ishte plot me rreziqe të mëdha. Duke u hedhur këndej Kalamait me një palo trap, jo pak prej tyre u rrëzuan në rrymën e lumit dhe u mbytën. Gjatë tërë udhëtimit ato ishin përherë të mësyra nga gjithfarë rrugaci, përdhunuesi dhe kusarë grek e shqiptari të krishtertë. Pas më se dy ditë e ca udhëtimi, gjatë një nate të ftohtë e me shtrëngata bore prunë dhe në kufirin shtetëror dhe u lsne stje në mëshirën e shtëllungave te dëborës dhe të ftohtit ku “ këputej perona”.
Të larguara deri në palsë dhe duke mos ditur nga të lëvizin u sorollatën brinjave malore dhe grykave tërë natën. Mëngjezi u gdhi ku 25 vetë kishin ngrirë; ndër to edhe Hafizeja 7-vjeçare, e bija e muhtiut te Parathimisë, Hasan Abdullah Mulazimit e vetmja prej familjes së tij që kishte mbetur gjallë nga kasaphana e 27.6.1944 dhe nga vuajtjet 6 muajve burg. Asaj nate atje kishte vdekur edhe Mineja e shoqja e hoxhë Husjen Efendiut si edhe e bija, Hasibeja e shoqja e Sami Dinos nga Parathimia, vrare nga zervistët më 27.6.1944 ne Parathimi; kishte vdekur gjithashtu edhe Hismaja 12-13 vjeçe, e bija e mulla Halilit mga Dhrohomia vrane nga zervistët ne Parathimi më 27.6.1944. Po mjerimet e Çamërve ende s’kishin marre fund. Në muajin janar 1945 , kur ushtria ELLAS-ite EAM-ite i perzuri gjakatare e Zervëz nga Çameria e Janina qindra Çamërve të mbetur në mjerim të plotë e duke vdekur aty-këtu rrugëve, ku desh të ktheheshin në vatrat dhe mallin e vet. Mjerisht, gjatë 10-ditshit të parë të marsit, egërsirat zerviste u rikthyen në Çamëri.
Vrasjet e therjet e bëra prej tyre ishin edhe më tmerruese se ato te vitit te kaluar; kush s’ishte grirë ende prane breshërive te plumbave, I fluturonte koka prej hanxharëve, thikave e sëpatave. Mbi 500-600 kufoma njomën me gjak vendin brenda dy ditëve. Kur ne Çameri grekeit s’kishin lënë më këmbë shqipëtari islamik të gjallë drejtësia e padrejtë greke të gjithë Çamerit , të madh e te vogël –i denonte me vdekje u hiqte përjetësisht të drejtën e auktonisë dh tërë pasuritë e tyre I bënte bir per vete të shtetit grek(J.G.Sharra “Istoria tis..” dq. 673). Mbi sa ndodhi J.G.Sharra në fq.670 të veprës së tij të përmendur shkruante: “Në Çamëri u shkelën ligjet e njerëzimit dhe u njollos historia e saj nga këto ordhi njerëzish të egër”; “Këto ishin perfundimet e politikës së urrejtjes se fesë dhe të politikës se çmendur të EDHES-it; ata paso vulosën më gjak , lot e rrënime fatin e dy bashkësive, patën si përfundim çrrënjosjen e çamoshqipëtarëve nga toka e të parëvë të tyre, nga shtëpitë e pasuritë e tyre…”.